Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), Francis Collins, ka tregur përshtypjet e para pas marrjes së vaksinës anti covid.
Collins ka deklaruar se ndihet shkëlqyeshëm pasi mori vaksinën anti covid nga kompania Moderna shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

“Po ndihem shkëlqyeshëm, krahu im është pak i lënduar njësoj sikurse do të prisnit pas marrjes së vaksinës së gripit, por absolutisht i kënaqur që fillova këtë rrugëtim”, u shpreh Collins.
Collins mori dozën e tij të parë nga kompania Moderna së bashku me Dr.Anthony Faucin, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive./GazetaShneta/


