Një studim i realizuar së fundmi, ka konfirmuar se pastrimi vaginal me bidon ose me dush pas përdorimit të tualetit, nuk është rrezik për gratë shtatzënia.
Ka pasur mendime kundërthënëse nëse pastrimi vaginal mund të çrregullojë ekuilibrin e baktereve në vaginë dhe të shtojë rrezikun e ndonjë infeksioni ose që foshnja të lind më herët. Megjithatë, një studim i ri konfirmon se një rrezik i tillë nuk ekziston.
Studiuesit japonezë nga Keio University School of Medicine në Tokyo kishin anketuar rreth 1,300 gra të cilat kishin qenë shtatzëna nga viti 2006 deri në vitin 2010, dhe i kanë pyetur ata për përdorimin e bidonit.
Rreth 63 për qind e tyre kishin raportuar se kanë përdorur bidon menjëherë para ose gjatë shtatzënisë.
Rezultatet kanë treguar se 16 për qind e femrave kanë bërë lindje të parakohshme (para javës së 37-të), pavarësisht nëse kishin përdorur bidon. Po ashtu është gjetur se rreth 20.3 për qind e përdoruesve të bidonit dhe 20.7 për qind e mos-përdorueseve të bidonit ishin testuar pozitive në vaginozë bakteriale.
Studimi është publikuar vitin e kaluar (2013) në revistën mjekësore “Obstetrics & Gynecology”. /Mjeku.Net/