Kosi, ja pse është shumë i nevojshëm gjatë shtatzënisë

2017-04-30 në ora 09:41

Konsumimi i produkteve të qumështit, në veçanti kosit, është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

Janë të shumtë ushqimet që nuk këshillohen për tu ngrënë gjatë saj, ashtu sikundër studime të tjera që rekomandojnë ngrënien e ushqimeve specifike.

Ndër ushqimet që luan rol të rëndësishëm për tu konsumuar gjatë shtatzënisë është kosi, i cili nuk rrezikon kilet e tepërta tek nëna dhe nuk prek as shëndetin e fetusit.

Kjo pasi kosi është i pasur me kalcium, element shumë i rëndësishëm për forcimin e kockës së nënës dhe të fetusit si dhe ka një sasi të madhe proteinash, vitaminë K dhe vitaminë B, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar si të nënës edhe të bebes.

Gjithashtu kosi përmban fosfor, magnez dhe kalium, si dhe është një element dietik për nënat e reja, pasi i pengon për të marrë kile të tepërta.

Këshillohet që femrat shtatzënë ta konsumojnë çdo ditë atë, madje edhe pasi të kenë lindur fëmijën. /Noa