Ngrënia e vakteve të ekuilibruara mirë është e rëndësishme në çdo kohë, por është edhe më thelbësore kur jeni shtatzënë.
Ekzistojnë lëndë ushqyese jetike, vitamina dhe minerale për të cilat ka nevojë fëmija juaj në zhvillim shkruan American Pregnancy Association.
Shumica e ushqimeve janë të sigurta, megjithatë ka disa ushqime që duhen shmangur kur jeni shtatzënë përcjell Gazeta Shneta.
Mishi i papërpunuar
Ushqim deti i papjekur ose dhe mish viçi duhet të shmangur gjatë shtatzënisë për shkak të rrezikut të kontaminimit me bakteret koliforme, toksoplazmozë dhe salmonelë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Peshku me merkur
Peshqit që përmbajnë nivele të larta merkuri duhet të shmangur poashtu. Merkuri i konsumuar gjatë shtatzënisë ka qenë i lidhur me vonesat e zhvillimit dhe dëmtimin e trurit.
Vezët e papërpunuara
Çdo ushqim që përmban vezë të papërpunuara duhet të largohet nga dieta ushqyese për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj salmonelës.
Djathëra të butë
Djathrat e butë të importuar mund të përmbajnë bakterien listeria. Ndërsa, të gjithë djathrat e butë jo të importuar të bëra me qumësht të pasterizuar janë të sigurt për t’u ngrënë.
Perime të palara
Perimet janë të sigurta dhe një pjesë e domosdoshme e një diete të ekuilibruar.
Sidoqoftë, është thelbësore të siguroheni që ato janë larë për të shmangur ekspozimin e mundshëm ndaj toksoplazmozës.
Kafeina
Megjithëse shumica e studimeve tregojnë se marrja e kafeinës në moderim është e lejueshme, ka edhe të tjera që tregojnë se marrja e kafeinës mund të ketë lidhje me abortet spontane.
Shmangni kafeinën gjatë tremujorit të parë për të zvogëluar gjasat e një aborti spontan. Si rregull i përgjithshëm, kafeina duhet të kufizohet në më pak se 200 mg në ditë gjatë shtatzënisë.
Alkooli
NUK ka asnjë sasi alkooli që dihet të jetë e sigurt gjatë shtatzënisë dhe për këtë arsye alkooli duhet të shmanget gjatë shtatëzënësisë.
Ekspozimi para lindjes ndaj alkoolit mund të ndërhyjë në zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës. /Gazeta Shneta/