Prindërit mundohet t’i rrisin fëmijët e tyre në një mjedis gjithnjë të rregullt e të pastër, pa e ditur se sa pozitivë është për shëndetin e të vegjëlve kontakti me mikrobet – tregon një ekspert i mikrobeve.
Profesori Jack Gilbert thotë se ekspozimi ndaj mikrobeve të cilat gjenden jashtë shtëpisë ndikon në forcimin e sistemit imunitar te fëmijët.
“Shumica e prindërve mendojnë se mikrobet janë të këqija, por kjo nuk është e vërtetë. Shumica e mikrobeve stimulojnë sistemin e imunitetit dhe ju bëjnë më të fortë”, thotë Gilbert.
Ai thotë se kur fëmijët janë në kopsht duke luajtur , nuk është e nevojshme t’i pastroni menjëherë duart apo fytyrën. Në fakt, edhe rastet kur qeni ia lëpin fytyrën fëmijës është gjë e shëndetshme për sistemin e imunitetit të fëmijës dhe nuk duhet të shqetësoheni.