Pavarësisht nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, jeni shtatzënë ose jeni në periudhën pas lindjes, niveli i hekurit duhet të monitorohet nga mjeku juaj.
Kur nivelet e juaja të hekurit janë të ulëta, nuk është e pazakontë të provoni një sërë shenjash dhe simptomash duke përfshirë: lodhje, marramendje, dobësi, dhimbje gjoksi, rrahjet e parregullta të zemrës, dhimbje koke, gulçim shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Kjo gjendje prek më shumë gra sesa burra dhe ka tendencë të jetë në nivelin më të lartë për gratë që janë shtatzënë.
Cilat janë arsyjet e zhvillimit të anemisë tek gratë shtatzëna?
Sipas Dr. Matthew Cantor, OB / GYN në New York, anemia me mungesë hekuri zhvillohet në shtatzëni për dy arsye:
-Vëllimi i gjakut zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme dhe kjo hollon nivelet e hekurit;
-Gratë që fillojnë me anemi para shtatzënisë, zakonisht kërkojnë monitorim më të afërt nga mjeku i tyre./GazetaShneta/