Shumë nëna gjatë gjidhënies kujdesen ndaj ushqimit që konsumojnë.
Farat e lirit janë një ushqim i tillë që nuk janë të sigurta nëse sjellin përfitime shëndetësore apo jo gjatë përdorimit shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Këto janë disa efekte që farat e lirit sjellin tek nëna dhe foshnja:
Tek nëna:
-Mund të rritet ALA (acidi alfa-linolenik), i cili pjesërisht shndërrohet në acide yndyrore omega-3. Acidet yndyrore janë thelbësore për prodhimin e qumështit të gjirit.
-Vaji i lirit mund të shkaktojë hollimin e gjakut dhe kjo mund të çoj në gjakderdhje të tepërt
-Vaji i farave të lirit nuk këshillohet gjithashtu për gratë diabetike pasi mund të nxisë nivelin e sheqerit në gjak.
Tek foshnja
-Janë të mbushura me linjanë që pastrojnë radikalet e lira dhe mbrojnë trupin e foshnjës nga dëmtimi.
-Farat e lirit janë një burim i mirë i vitaminës B6, folateve, niacinës, Vitamina B5, manganit, magnezit, fosforit dhe selenit, të cilat janë mikronutrientë thelbësorë për të zhvilluar shëndetin e kockave, muskujve dhe zemrës./GazetaShneta/