Mënyra kreative si të përballeni me dhimbjet gjatë lindjes
Nëse po planifikoni që të merrni ilaçe kundër dhimbjeve gjatë lindjes ose jo, ju duhet të jeni të përgatitur me disa mënyra natyrale që ju lehtësojnë dhimbjet.
Nuk po themi se do të jetë e lehtë, por është e rëndësishme të relaksoheni, përcjell Gazeta Shneta.
Ja disa mënyra si të përballeni me dhimbjet e lindjes:
– Gjeni vendin që ju bën të lumtur: Kur një kontraktim i dhimbshëm vjen, imagjinoni veten sikur jeni në ndonjë plazh duke u relaksuar ose duke qëndruar ndër yje, e ndërkohë merrni frymë thellë.
– Provoni terapinë me muzikë: Tinguj qetësues si ato të spa-ve mund të ju vijnë në ndihmë, por ju mund të përfshini edhe muzikën nga artistë dhe këngë të preferuara tuajat.
– Merrni afër vetes ndonjë aromë të mirë – qoftë aromë relaksuese që ju kujton shtëpinë, ose vajra me erë të ëmbël.
– Kur jeni duke lindur, asgjë nuk është më e mirë se masazha: Bëni që partneri juaj të ju bëjë masazh në pjesën e ulët të shpinës kryesisht.
– Mbani sytë tek diçka që do të ju motivojë: Fokusohuni në motivimin tuaj më të madh. Mbani veshjen e bebes diku para jush, ku mund ta shihni qaartë dhe të jeni të orientuar drejt qëllimit për ta sjellë në jetë sa më parë.
Pra, kryesisht, bëni çfarëdo që ndjeni se duhet të bëni! /gazetashneta