Mjekja, më saktësisht ekspertja Jane Davies, i ka shpjeguar portalit ‘The Healthy mummy’ përse ndodh rënia e flokëve pas kësaj periudhe dhe si duhet përballuar ky fenomen.
Flokët gjenden në tri faza gjatë asaj periudhe: anagene apo rritjeje, katagene apo tranzicionit dhe telogeni apo pushimi.
“Arsyeja kryesore janë hormonet. Gratë prodhojnë më shumë estrogjen dhe progesteron gjatë shtatzënisë,” thotë Jane, e cila është Konsultuese Triologe – një specialiste që ndihmon gratë që kanë probleme me flokët ose kokën, transmeton Gazeta Shneta.
“Estrogjeni redukton shkallën e rritjes së flokëve dhe zgjat ciklin menstrual. Kur nivelet e estrogjenit kthehen në normalitet, rreth tre muaj pas lindjes, flokët kthehen në rritje normale.”
https://www.instagram.com/p/BcBfpr8BD5I/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Ndërkaq, përsa i përket mënyrës se si të veprojmë, ajo rekomandon që gratë të përballojnë stresin dhe sa më shumë të mundohen ta reduktojnë atë./Gazeta Shneta/