Foshnjat e vogla janë shumë delikate dhe kërkojnë kujdes shumë të madh
Muaji mars ai i pranverës cilësohet si muaji më i rrezikshëm për bebet e vogla pasiqë ndryshimet e mëdha klimatike ndihmojnë përhapjen e viruseve, dhe bebet janë më të ndikuarat, shkruan rtv21.tv.
Ekspertët mjekësorë bëjnë të ditur se në atë kohë, bebet janë më të prira të preken nga viruset dhe ftohjet e ndryshme.
Mjekët pediatër sugjerojnë që prindërit të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve gjatë kësaj periudhe dhe ti kushtojnë rëndësi shfaqjes së temperaturës, problemeve me frymarrje etj.