Ekzaminimi i të porsalindurve apo screening test është një shërbim që bëhet në Shtetet e Bashkuara. Çdo i porsalindur testohet për një grup çrregullimesh shëndetësore që nuk identifikohen gjatë lindjes.
Ky test mund të bëhet duke marrë gjak nga thembra e foshnjes së porsalindur dhe përmes kësaj mjekët mund të kontrollojnë për kushte të rralla gjenetike që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore në të ardhmen shkruan Kids Health, transmeton Gazeta Shenta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Ekzaminimi i të porsalindurve i lejon mjekët të diagnostikojnë dhe të fillojnë trajtimin sa më parë.
Këto ekzaminime përfshijnë teste në lidhje me problemet metabolike, hormonale, të hemoglobinës, fibrozën cistike e shumë të tjera.
Por, a bëhet një ekzaminimin i tillë edhe në vendin tonë?
Mamia Razije Musa ka shprehur shqetësim e saj në lidhje me mungesën e këtij ekzaminimi në vendin tonë.
Sipas saj, ky test arrin të testojë për afro 58 sëmundje të ndryshme.
“Me atë testim ju në kohë e diagnostikoni sëmundjen ose thjeshtë jeni të qetë se gjithçka është në rregull.”, tha thënë ajo.
Së fundmi, përmes faqes zyrtare të saj, ajo i’u është drejtuar me një letër Ministrit të Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi.
Duke shprehur shqetësimin e saj, ajo kërkon që shëndeti i foshnjeve të porsalindura të bëhet prioritet.
“Kosova duhet të ndryshoj qasje sepse pastaj kur bëhet vonë as trajtimi se ka efektin e njejtë.”, është shprehur mamia./Gazeta Shneta/