Ndonëse fetusi është në zhvillim e sipër, prindërit janë personat e parë që përmes ekografive mundohen të zotërojnë çdo pamje të zhvillimit të bebit të tyre.
Është bërë e ditur tashmë se fetusi mund të praktikojë thithjen ndërsa është në barkun e nënës, dhe mes tjerash edhe procesin e gëlltitjes shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, a mund të qajnë foshnjet në barkun e nënës?
Studiuesit së pari filluan të ishin kurreshtarë sesi reagojnë bebet në barkun e nënës.Tashmë është bërë e ditur se foshnjet fillojnë të mësojnë dhe t’i përgjigjen botës përreth ndërsa janë në barkun e nënës.
Fetusi, në bazë të zhvillimit, mund të arrijë të lëviz, urinojë dhe t’ju përgjigjet tingujve të jashtëm.Andaj, edhe përgjigjja se a mund të qajnë foshnjet në barkun e nënës është po.
Sidoqoftë, studiuesit ende nuk e kanë të qartë se në çfarë shkalle, mirëpo padyshim se e qara nuk është e njejtë sikurse jashtë mitrës./GazetaShneta/