Lajmi që po prisni të sillni në jetë një foshnje, është një nga lajmet më të mira në jetën e çdo femre. Lexoni se çfarë mund të bëni dhe përgatituni për shtatzëninë, në mënyrë që t’i uroni mirëseardhjen më të dashurit pa stres dhe pa brenga!
Shtatzënia: Lumturia dhe përgjegjësitë në një pako
Kur barku juaj duket i njëjtë nga jashtë, çdo grua shtatzënë fillon të mendojë për veten dhe një sërë pyetjesh. A do të jem nënë e mirë? Me çfarë emri duhet ta pagëzojë? Si do ta rrisë djalin apo vajzën?
Termini i parë me gjinekologun e juaj është një moment i veçantë, ku zbuloni një sërë informacionesh siç është data e lindjes së foshnjës dhe disa këshilla praktike. Çfarë do të dëshironte çdo nënë e ardhshme të di më shumë, është për shëndetin e fëmijës së saj.
Zgjidhni testet tuaja në tremujorin e parë
Në shtatzëninë e hershme, ju keni disa teste dhe ekzaminime që zbulojnë shumë informacione të vlefshme për shëndetin e foshnjës tuaj.
Me ndihmën e skanimit të translucencës nukale, gjinekologu mund të vlerësojë me një saktësi prej 60-70% nëse foshnja e juaj do të lindë me ndonjë çrregullim të shpeshtë gjenetik (siç është sindroma Down). Ju gjithashtu mund të bëni ultrazërin dhe testin e gjakut.
[Për të mësuar më shumë për Testin Nifty klikoni KËTU.]
Por, kur është në pyetje shëndeti i foshnjave të tyre, nënat duan informacione sa më të sakta që është e mundur. Kjo edhe është arsyeja që vendosin për testin NIFTY, testin prenatal joinvaziv. Është më shumë se 99 përqind i saktë dhe mund të bëhet nga java e 10-të e shtatzënisë. Krahasuar me skanimin e translucencës nukale, që teston vetëm trisomitë më të shpeshta, testi NIFTY detekton mbi 60 çrregullime gjenetike.
Me përdorimin e teknologjisë më të fundit të sekuencimit gjenetik, sigurohen rezultate shumë të besueshme. Deri më tani, mbi 5 milionë gra shtatzëna në mbarë botën kanë bërë këtë test. Rezultatet e tyre janë të gatshme nga 6-8 ditë, gjë që janë shumë të shpejta krahasuar me testet e tjera prenatale.
Përgatisni të gjitha dokumentet
Në epokën e digjitalizimit, ju mund të kujdeseni për shumë dokumente online. Bëni një listë dhe përpiquni të rregulloni ose të paktën të përgatisni atë çfarë mund të bëni para lindjes, në mënyrë që të keni më pak brenga kur foshnja e juaj të vie në jetë.
Për të shijuar plotësisht momentet e para me anëtarin tuaj të ri të familjes, sigurohuni që partneri juaj të mësojë se sa ditë pushimi të atësisë i ka dhe kur mund t’i shfrytëzojë ato.
Përgatisni mendjen tuaj
Gjyshet tona e dinin se sekreti i një foshnje të lumtur është të qenit nënë e lumtur. Mendoni për shtatzëninë tuaj dhe ndryshimet që mund t’i lë në trupin tuaj. Lexoni libra cilësor për shtatzëni, bisedoni me gra tjera shtatzëna dhe nënat dhe jini gjithmonë fizikisht aktiv. Pyesni gjinekologun për lindje, diskutoni për opsionet e volumit më të vogël të dhimbjeve dhe pyesni për çfarëdo që ju mban të zgjuar gjatë natës.
Përgatisni shtëpinë tuaj
Sigurohuni që ta pastroni në detaje shtëpinë tuaj para se të lindni. Kur e sillni në shtëpi foshnjën, ai ose ajo kërkojnë shumë kujdes. Do të jeni të lumtur që nuk do të keni nevojë të pastroni dyshemenë dhe dritaret, apo t’i ndërroni menjëherë çarçafët e shtratit.
Kurseni vetes kohë dhe përgatisni disa shujta të ushqimit më herët. Supat, pastat dhe shumë ushqime tjera mund të përgatisni në sasi të mëdha, dhe të qëndrojnë të ngrira për përdorim të mëvonshëm.
Kënaquni duke përgatitur shtëpinë e re të foshnjës tuaj – nga rrobat e para e deri të tavolina dhe orenditë tjera. Por mos harroni, foshnja juaj nuk ka nevojë për gjërat më të mira dhe të shtrenjta. Ajo çfarë ka nevojë më së shumti ai apo ajo është dashuria juaj dhe kujdesi.
Përgatisni vëllezërit apo motrat dhe kafshët shtëpiake
Po prisni fëmijën e dytë? Sigurisht se pyesni veten se si duhet të përgatisni foshnjën tuaj të parë për anëtarin e ri të familjes, dhe ta ndihmoni të krijohet një afërsi e veçantë mes tyre.
Çelësi i suksesit qëndron tek komunikimi. Shpjegoni fëmijës tuaj të parë se atij nuk është se do t’i jepet më pak dashuri krahasuar me foshnjën e porsalindur. Tregoni se çfarë roli të rëndësishëm ka – angazhojeni edhe atë në përgatitjen e shtëpisë, në përzgjedhjen e emrit të foshnjës dhe lejojeni të bëjë plane për të ardhmen. Ai gjithashtu mund të përgatit lodrat me të cilat do të luajnë dhe mendoni për gjërat të cilat mund t’ia mësojë anëtarit të ri të familjes!
Shumë nëna janë të brengosura për atë se si do të reagojnë kafshët e tyre shtëpiake ndaj foshnjës që do ta sjellin në shtëpi. Para se të arrijë foshnja, mësoni mikun tuaj me zhurmë të madhe dhe ledhatime. Gjithashtu sigurohuni që kafsha e juaj shtëpiake të mos ndjehet i lënë anash. Mundohuni ta ushqeni rregullisht sikur më parë, të luani dhe të dilni për shëtitje rutinore sa më shumë që mundeni. Duhet t’ia bëni me dije se në jetë po vie një foshnje. Lejoni të nuhat foshnjën edhe qoftë një puthje, foshnja do të jetë në rregull.
Filloni ta shijoni çdo ditë të shtatzënisë, sepse çdo moment është unik!