Humbja e kontrollit të fshikëzës çon në urinim të pakontrolluar i cili është një problem i zakonshëm dhe shpesh i bezdisshëm.
Nëse urinimi i pakontrolluar ndikon në aktivitetet e përditshme, nuk duhet të hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj. Për shumicën e njerëzve, ndryshimet e thjeshta të jetesës dhe trajtimet e thjeshta mjekësore mund ta lehtësojnë ose ndalojnë këtë problem.
Disa njerëz pësojnë humbje të kontrollit të fshikëzës herë pas here përmes rrjedhjeve të vogla të urinës. Të njerëzit tjerë kjo ndodh shpesh dhe në disa raste rrjedhjet janë më të larta, kështu që ata shpesh duhet të ndërrojnë rrobat e tyre pas një incidenti të tillë.
Mos përmbajtja urinare klasifikohet në disa grupe:
Stresi i mosmbajtjes – Me këtë lloj mosmbajtje urina rrjedh kur ushtrohet presion te fshikëza nga kollitja, teshtitja, qeshja, ushtrimi, ose ngritja e ngarkesave të rënda.
Mos mbajtja urgjente – Atëherë ekziston një nevojë e papritur intensive për urinim dhe humbje të shpejtë të detyruar të urinës. Atëherë ekziston nevoja për urinom të shpeshtë, përfshirë edhe nevojën e shpeshtë për urinim gjatë natës.
Nëse mos mbajtja është e zakonshme ose ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës tuaj, duhet të kërkoni ndihmë dhe trajtim mjekësore të specializuar, ku mjeku juaj specialist do të jap një vlerësim të plotë.
Një trajtim që kryhet në ‘European Clinic’ është edhe trajtimi i njohur si TOT, procedura kirurgjike për mos mbajtjen e urinës e cila synon t’ju jap më shumë kontroll mbi fshikëzën tuaj. /Gazeta Shneta/