Shtatzënia në përgjithësi mendohet të zgjasë 40 javë, edhe pse mund të ndryshojë ky interval.
Në të kaluarën, koncepti ‘terminë i plotë’ ishte përdorur për të përshkruar shtatzëninë që zgjati nga tre javë para datës së lindjes deri në tre javë pas lindjes (afërsisht 37-42 javë), shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.
Në fund të vitit 2012, u tha se foshnjat e lindura në kohë të ndryshme gjatë asaj dritare pesë javore kishin rezultate dhe sfida të ndryshme.
Kështu që përkufizimi i lindjes për “afat të plotë” u modifikua, me një deklaratë zyrtare nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) i dhënë në vitin 2013.
Mushkëritë, mëlçia dhe truri i një foshnje vazhdojnë të zhvillohen gjatë javëve të fundit të shtatzënisë, prandaj është e rëndësishme të merret parasysh ky fakt i terminit të plotë të lindjes.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzanisë KLIKO KËTU.
Nivelet e terminit të plotë të lindjes:
Përkufizimi i ri i “terminë i plotë” në fakt e ndan “terminin” në nivele të ndryshme.
– Termin i hershëm përcaktohet si shtatzani 37 ose 38 javore. Termin i plotë është 39 javë ose 40 javorshi.
– Termin i vonshëm është 41 javori ndërsa, termin i fundit është shtatzania 42 javore.
Këto dallime janë të rëndësishme sepse foshnjat lindin shëndetmirë gjatë javëve 39 dhe 40, në krahasim me foshnjat e lindura para 39 javësh që kanë një rrezik më të lartë të problemeve të frymëmarrjes dhe zhvillimit të infeksioneve.
Pse është i rëndësishëm termini i plotë i shtatëzanisë?
Sidomos nëse jeni duke planifikuar një induksion ose prerje cezariane, duhet pritur të paktën 39 javë të shtatzënisë ku mund të përmirësohen më shumë rezultatet për fëmijën tuaj.
Sipas burimit March of Dimes, pritja deri në 39 javë të shtatzënisë mund të ndihmojë në sigurimin e zhvillimit të plotë të trurit, mushkërive dhe mëlçisë.
Poashtu, zvogëlon gjasat e problemeve me shikimin dhe dëgjimin, i jep fëmijës kohë për të fituar peshë të mjaftueshme dhe nxit aftësinë për të thithur, gëlltitur dhe qëndruar zgjuar pas lindjes aq kohë sa të hajë.
Kjo nuk do të thotë që foshnjat e lindura para 39 javësh do të kenë probleme shëndetësore; shumë foshnje të lindura para periudhës së plotë janë plotësisht mirë – por rezultatet shëndetësore janë përgjithësisht më të mira pasi foshnjat të arrijnë javën e 39 të shtatzënisë.
Ndonjëherë, mjekët do të nxisin lindjen më herët, si në rastin e binjakëve, ose nëse ka arsye serioze shëndetësore që kërkojnë lindjen e foshnjës.
Caktimi i një induksioni në përpjekje për të shmangur një “foshnjë të madhe” ose sepse dëshironi që foshnja të lindë rreth një kohe të caktuar mund të ketë pasoja të rënda.
Ndonjëherë, data e lindjes mund të jetë e gabuar deri në dy javë, madje edhe me ultratinguj, veçanërisht nëse periudha juaj mensturale ishte e parregullt. Duke lejuar që trupi juaj të hyjë në lindje natyrshëm, sa më afër javës 39 ose 40 që të jetë e mundur, ju zvogëloni shumë rreziqe që shoqërojnë një lindje të parakohshme. /Gazeta Shneta/