Përkundër termi “sëmundje e mëngjesit”, nausea dhe vjelljet mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ditës – gjatë gjithë shtatëzanisë.
Është e rëndësishme ti tregoni, mjekut tuaj nëse jeni duke vjellur, sepse zbulimi i hershëm dhe parandalimi janë mënyrat më të mira për ta kontrolluar atë shkruan Insider.
Ndryshimet e thjeshta të stilit të jetës, si ngrënia e vakteve më të vogla, më të shpeshta mund të ndihmojnë në uljen e vjelljes përcjell Gazeta Shneta.
Nauzea është një nga simptomat më të hershme dhe më të zakonshme gjatë shtatëzanisë. Në fakt, rreth 70% deri 80% e grave përjetojnë nauze në një pikë të shtatëzënisë së tyre.
Zakonisht fillon midis javës katër dhe tetë të shtatëzanisë dhe zgjat deri në tremujorin e parë. Por disa gra mund të kenë vjellje dhe nauze gjatë gjithë shtatëzanisë.
Si të lehtësoni vjelljen dhe nauzen gjatë shtatëzanisë
Hani ushqime më të vogla, më të shpeshta
“Ushqimi çdo dy orë – vetëm një sasi e vogël – mund të jetë më e lehtë për stomakun”, thotë Dr. Cynthie Ëautlet.
Për tu ndjerë të ngopur nga këto vakte më të vogla, ajo shton se ushqimet me proteina të larta dhe të dendura ushqyese do të ju ndihmojnë.
Por duhet të shmangni ushqimet me erë ose erëza që mund të shkaktojnë vjelljen tuaj.
Ushtrimi
“Të kesh rreth 30 minuta aktivitet të moderuar në ditë, ose thjesht ecje, mund të jetë një gjë me të vërtetë e mirë,” thotë Dr. Ëautlet.
Ndërsa shkaku i saktë nuk është i qartë, një studim i vogël i vitit 2009 dhe një studim i vogël për vitin 2011, të dy të botuara në ‘BMC Pregnancy and Childbirth’, sugjerojnë që gratë shtatzëna që ushtrojnë në tremujorin e parë të tyre kanë më pak të ngjarë të kenë vjellje në tremujorin e dytë të tyre.
Xhenxhefili
Disa studime të vogla kanë zbuluar që një gram xhenxhefil që merret çdo ditë mund të zvogëlojë simptomat e nauzes dhe të vjella brenda dy javësh. /Gazeta Shneta/