Çrregullimi bipolar është një gjendje serioze e humorit dhe sjelljes që prek një në 50 njerëz globalisht.
Personat bipolarë vuajnë nga episodet e manisë (ndjenja e hiperaktivitetit) dhe depresioni (ndjenja e ulët, letargjike dhe e pashpresë). Mjerisht, vlerësohet se deri një në dhjetë njerëz me çrregullim bipolar do të vdesin nga vetëvrasja, përcjellë GazetaShneta.
Mjekimi i deritanishëm për bipolarizmin është trajtuar me pilula antidepresive të cilat kanë një efekt mesatar mbi këtë çrregullimt sepse vetëm lirojnë dopaminë dhe serotonin, elementet e nxitjes së humorit të mirë në organizëm, por kjo nxitje është vetëm e përkohshme.
Në anën tjetër, përdorimi i lithiumit do të ishte një stabilizues i humorit me një gamë të gjerë ndikimesh në tru, duke përfshirë një efekt mbështetësi të neuroneve që e bën trurin më elastik nën stres.
Për disa kohë tani, ne e dimë se ilaqet kundër depresionit nuk janë të efektshme për episodet depresive tek njerëzit me çrregullim bipolar. Në fakt ata mund të bëjnë disa pacientë më keq se sa mirë duke shkaktuar mania (shumë prej tyre përjetojnë episodin e parë të manisë pas marrjes së ilaqit kundër depresionit). Në të kundërt, litiumi rekomandohet në mbarë botën si linja më efektive për parandalimin e manisë dhe depresionit, shkruan “The Conversation”.
Por po ta shohim më thellësisht, kjo çështje nuk ka nevojë për trajtime të reja e të avancuara- mjekët e dinë se çfarë funksionon. Sfida është që të bëjnë gjëra të thjeshta në mënyrë efektive: pak ilaçe kundër depresionit; më shumë litium; më shumë psiko-edukim në grup. Kur është fjala për trajtimin e njerëzve me çrregullime bipolare, ne duhet të fokusohemi më shumë në parandalimin e zjarreve sesa në fikjen e tyre./GazetaShneta/