Sipas një studimi të ri, më shumë gra po përdorin kanabis ndërsa janë shtatzënë.
Studimi zbuloi se numri i grave që përdorin kanabis gjatë shtatzënisë u rrit nga afërsisht 2 përqind në 3.4 përqind, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se hulumtimet e hershme tregojnë se përdorimi i kanabisit gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë efekte neurologjike. Rritja e përdorimit të kanabisit midis grave shtatzëna ka shqetësuar disa ekspertë të shëndetësisë të cilët thonë se droga mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.
Përdorimi më i shpeshtë i kanabisit më së shumti u gjet në mesin e nënave të reja, në etnicitetnin afro-amerikan dhe tek familjet me të ardhura të mesme.
Hulumtime të tjera kanë zbuluar se disa gra përdorin kanabis si një alternativë ndaj trajtimeve të tjera për të menaxhuar simptomat e lidhura me shtatzëninë, si përzierjet e mëngjesit ose kushtet e tjera shëndetësore.

Duke pasur parasysh rreziqet potenciale të sigurisë dhe pyetjet e pashmangshme në lidhje me përdorimin e kanabisit në shtatzëni, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) inkurajon gratë që të mos përdorin kanabis gjatë shtatzënisë, shkruan Health Line.
“Për shkak të shqetësimeve në lidhje me dëmtimin e zhvilimit neurologjik si dhe ekspozimi i nënës dhe fetusit për efektet e pafavorshme të pirjes së duhanit, gratë që janë shtatzënë duhet të inkurajohen të ndërpresin përdorimin e marihuanës”, shkruan Komiteti ACOG.
“Gratë shtatzëna ose ato që planifikojnë të mbesin shtatzënë duhet të inkurajohen të ndërpresin përdorimin e marihuanës për qëllime mjekësore në favor të një terapie alternative për të cilën ka të dhëna më të mira sigurie specifike për shtatzëninë”, shton komiteti.
Hulumtimet e kaluara kanë gjetur se kur gratë shtatzëna raportojnë përdorimin e kanabisit, mjekët e tyre nuk u tregojnë atyre gjithmonë rreth rreziqeve të mundshme shëndetësore./GazetaShneta


