Shumica e klinikave hezitojnë të pranojnë paciente në mbipeshë të cilat kërkojnë fertilizim artificial apo fertilizimin In-Vitro (IVF).
Arsyet e tyre thuhen të jenë për shkak të sigurisë pasi që nuk dëshirojnë të rrezikojnë një procedurë e cila mund të përfundojë me fatalitet, transmeton Gazeta Shneta.
Amanda Kallen, profesoreshë e obstetrikës në Yale School of Medicine ka thënë se problem kryesor qëndron tek anestezioni dhe frymëmarrja.
“Medikamnetet që gratë në mbipeshë duhet të marrin konsiderohen të dëmshme për një gjendje të tillë. Edhe po të merren, ato mund të komplikojnë kanalet e frymëmarrjes, dhe pacienti të vuajë pasojat kronike më pas”, ka thënë Kallen.
Një arsye tjetër mund të jetë diagnoza e Polycystic Ovary Syndrom (PCOS), gjendje që shpesh prek gratë në mbipeshë. PCOS ndikon në crregullimin e ciklit menstrual gjë që më pas e vështirëson mbetjen shtatzënë; ajo ndikon edhe në uljen e pjellorisë.
Studiuesit thonë po ashtu se pasha e shtuar ndikon negativisht në ngjizjen e vezëve dhe kështu ulen shancet për një shtatzëni IVF.
Sipas një studimi të bërë në vitin 2012 nga institucione të shëndetësisë në SHBA është gjetur se 10% e grave në mbipeshë arrijnë të ngelin shtatzënë përmes fertilizimit in-vitro.
Por kjo shtatzëni ka pastaj shuumë shanse që të përcillet me komplikime tjera si lindje e parakohshme, pre-eklampsi dhe diabet gestational, përcjellë “Health Line”.
Një gjë me shumë rëndësi në rastë të tilla është edhe informimi që mjeku duhet t’ia bëjë gruas. Ata e kanë për obligim që të njoftojnë gratë për rreziqet e mundshme që vijnë nga IVF-ja në mbipeshë, por shpesh ky njoftim bëhet duke stigmatizuar nënën e ardhshme.
Ky stigmatizim më pas con në demtim psikologjik të pacientes e cila me siguri se është përballur me paragjykime paraprake sa I përket pamjes së saj fizike.
Stafi mjekësor nëpër institucione shëndetësore duhet të bëjnë kujdes që të kryejnë punen e tyre me etikë, dhe të shkaktojnë sa më pak dëme si fizike ashtu edhe psikike./GazetaShneta/