- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kafeina është një substancë kimike që gjendet natyrshëm në gjethe, fara dhe fruta të disa bimëve. Mes tjerash, vepron si stimulues i lehtë, duke përshpejtuar aktivitetin e trurit dhe duke aktivizuar sistemin nervor. Kafeina gjendet në shumë ushqime dhe pije, disa natyrshëm dhe të tjera të pasuruara artificialisht. Burimet më…
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e situatës financiare të komunave në vend, duke theksuar barrën e rëndë që po u shkaktohet nga vendimet gjyqësore dhe moszbatimi i vendimeve kushtetuese nga niveli qendror. Sipas tij, komunat po përballen me miliona euro obligime…
Senati i Universitetit të Prishtinës nuk e ka votuar kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë për shpalljen e 28 pozitave të lira për profesorë. Senati i Universitetit të Prishtinës dje ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është zhvilluar një debat në mes të Rektorit Arben Hajrullahu dhe Dekanit të Fakultetit të…
Një studim i gjerë në Angli tregon se 11 lloje kanceri po shfaqen gjithnjë e më shpesh tek të rinjtë, por kjo rritje nuk shpjegohet plotësisht nga faktorët klasikë të stilit të jetesës. Studiues nga Instituti Kërkimor mbi Kancerin dhe Kolegji Imperial i Londrës analizuan të dhënat nga viti 2001…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raporton Ekonomia Online. Ajo tha se në takim ishin të ftuara 17 parti politike, ndërkaq 15 prej tyre ishin prezente. “Ndërsa sot, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, para…
Dilatimi dhe kiretazhi, i njohur si D&C, është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të hequr inde nga brendësia e mitrës. Ajo përfshin zgjerimin e qafës së mitrës (dilatimi) dhe më pas pastrimin e indeve me një instrument të quajtur kiretë. Ndonjëherë kjo procedurë kryhet së bashku me histeroskopinë. D&C…
Personat që kanë vështirësi në njohjen dhe shprehjen e emocioneve të tyre kanë më shumë gjasa që dhimbjet kronike t’ua vështirësojnë jetën e përditshme, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i publikuar në Health Psychology, tregon se një gjendje e njohur si alexithymia lidhet me nivele më të larta stresi…
Ndarja ose divorci është një periudhë e vështirë për gjithë familjen. Përveç përballjes me emocionet tuaja, duhet të mendoni edhe për mirëqenien e fëmijës. Ndjenja si zemërimi, frika, konfuzioni apo faji janë të zakonshme, por është e rëndësishme të kujdeseni për veten që të mund të mbështesni edhe fëmijën. Për…

