Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia Dr. Edibe Hoda tregon si t’i hiqni dyshimet për çrregullimet e frytit në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 27/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Dr. Edibe Hoda-Borovci ka treguar se Testi Nifty është një nga testet më të sakta dhe gjithmonë e rekomandon për rastet kur ka dyshime të çrregullimeve të frytit në shtatzëni

Doktoresha Edibe shpjegon se Nifty është test për detektimin gjenetik të anomalive kromozomale. “Është test jo invaziv (që merret vetëm gjaku i shtatzënës), me të cilat bëhet detektimi i aberracioneve dhe anomalive kromozomale”, thotë ajo.

Gjinekologia tregon se testin e rekomandon nga Java e 10-të e shtatzënisë. “Nga java e 10 gestative kryesisht aplikohet testi NIFTY, kurse moshat mbi 35 vjeçare kryesisht rekomandohet të bëhet testi, si dhe te anamnezat familjare (psh. Familjarët që kanë sëmundje të trashëguara). Kryesisht këtë analizë e rekomandoj në rastet kur kemi rezultatet e double dhe triple testit të dyshimtë”, ka deklaruar mjekja Hoda-Borovci.

Mjekja tregon se Nifty detekton Sindromin Down, Aneuploditë kromosomale, Sindromin Patau dhe Edwards, Sindromet e Delecionit. “Sensitiviteti ose saktësia e testit është mbi 99%. Tani për tani është një nga testet më të sakta”, ka deklaruar doktoresha.

Mjekja thotë se e bën selektimin maksimal të rekomandimit për NIFT test dhe zakonisht i rekomandon vetëm rastet e dyshimta pasi që kryesisht në fillim rekomandon double dhe triple test.

Në fund gjinekologia ka treguar se ka disa raste kur testi ka ndihmuar në identifikimin e diagnozës pas dyshimeve që kanë rezultuar nga double apo triple testet. /Gazeta Shneta/

Për të mësuar më shumë për Testin Nifty mund të klikoni KËTU.

Artikulli paraprakProf. Dr. Sami Salihu mbajti ligjëratën “Tumoret e kavitetit oral”
Artikulli i rradhës Sekretarja e Komitetit Evropian të Mjekëve do të marr pjesë në Kongresin e organizuar nga OMK

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.