Shumë nëna shtatzëna gjejnë paqen në faktin se trupat e tyre janë krijuar për të lindur një jetë të re.
Kjo ide u ndihmon shumë nënave gjatë lindjes, mirëpo një fakt i tillë shpesh keqpërdoret e keqkuptohet – madje edhe me qëllim.
Trupi i gruas është tejet i fuqishëm. Lindja është gjë e natyrshme por në të njejtën kohë është goxha e vështirë për trupin dhe fizikun e nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Njerëzit duhet ta kuptojnë përfundimisht se pavarësisht se trupi është krijuar që të durojë dhimbje të mëdha e të rigjenerohet shpejtë, grave u duhet hapësira dhe koha e tyre për ta marrë veten.
Një studim i publikuar në Science Advances ka gjetur se gratë shtatzëna dhe vrapuesin e distancave ekstreme kanë një gjë të përbashkët: të dy palët kalojnë limitet e tyre në potencialin e fundit.
Del se energjia e shpenzuar nga vrapuesit është vetëm pak më e lartë se e nënave shtatzëna.

Mirëpo vrapuesit sërish e kanë më të lehtë se nënat për shkak se ata bëjnë përgatitje fizike dhe mendore thuajse rregullisht, kurse për nënat një praktikë e tillë është larg mendësh në të shumtën e rasteve.
Thënë thjeshtë: shkenca e vërteton saktë arsyen pse ndiheni tërë kohën e lodhur gjërsa jeni me barrë. Është sikur ju po vraponi në distanca të gjata gjatë tërë kohës.
Shkenca po ashtu pohon se lindja e një foshnjeje është po ashtu një procedurë më e vështirë se sa vrapimi me kilometra. Në këtë të fundit, sportistët kanë mundësi të pushojnë dhe të marrin trajtim mjekësor pas garës; shtatzënave u duhet ta rimarrin veten sipas forcave të tyre, pa ndonjë përkrhaje specifike nga mjekët e shpesh as nga familja.
Për të kaluar një lindje sa më të lehtë nënat duhet të rrinë të hidratuara duke pirë sa më shumë ujë dhe të kenë nivel të lartë të hekurit dhe proteinave. /GazetaShneta/


