Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Anesteziologu Shaqir Uka, mjeku i palodhur i kohërave të vështira

Mjeku i javës 01/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën Mjeku i Javës kësaj radhe vjen anesteziologu Shaqir Uka, shef i njësisë së Intensivës Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shaqir Uka është lindur në vitin 1966, shkollën e fillore dhe të mesme e ka kryer në Prishtinë, Fakultetin e Mjekësisë poashtu në Prishtinë e ka kryer ne vitin 1994, kurse specializimin nga Anesteziologjia dhe Mjekimi Intensiv e ka përfunduar në vitin 2004. Gjatë stazhit specialistik 1 vit ka qëndruar në Francë, në Grenoble 2001-2002 dhe 6 muaj ne Strasbourg në 2003, shkruan Gazeta Shneta.

Uka i ka dal zot zanatit të mjekut si profesionist por edhe si njëri humanist. Ai ka punuar në Shoqatën “Nëna Terezë” nga viti 1994-1999, në ambulanten “Dielli” nga viti 1997-1998 kurse me Mjeket Pakufi “Medecin du Monde” nga viti 1998-1999.

Dr. Shaqir Uka

Në QKUK në Kliniken e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv është punësuar nga viti 2004 dhe nga viti 2019 ushtron detyrën e UD shef i Mjekimit Intensiv Qendrore. Uka e ka udhëhequr këtë njësi në një nga kohët më të vështira, atë të pandemisë kur fluksi i pacientëve ishte mjaft i madh dhe poashtu nevoja për anesteziologë për të menaxhuar rastet e rënda.

Në këtë njësi intensive me 21 shtretër menaxhohen pacientë të shumtë. Vetëm gjatë një muaji ka deri në 65 pranime të pacientëve me të gjitha patologjitë internistike, traumatologjike dhe postoperative.

Vetëm gjatë javës së kaluar janë pranuar 14 pacientë. 

Uka njihet edhe për kontributin e tij në vitet e 90-ta në trajtimin e qytetarëve shqiptarë të plagosur nga forcat serbe. Ai është një nga mjekët që kishte trajtuar të plagosurit nga masakra e Dyzit në vitin 1999. /Gazeta Shneta/

Dr. Shaqir Uka i ndihmoi të plagosurit e masakrës së Dyzit në vitin 1999, familjarët përjetësisht falënderues

 

Artikulli paraprakDeputetja e Kosovës që lindi në QKUK tregon si u infektua djali i saj nga papastërtia
Artikulli i rradhës Prindi akuzon Neonatologjinë se ia lanë foshnjën në inkubator pa ngrohje, flet drejtoresha e klinikës

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës – Dr. Osmani Ramadani: Sëmundjet kardiovaskulare, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e parandalimit.

08/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Sevdail Mustafa – Trajtimi i hernieve te të rinjtë

01/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Adriatik Lajçi flet për hernien inguinale, simptomat dhe trajtimin kirurgjikal

25/05/2026 Mjeku i javës

Mjeku i javës: Dr. Afërdita Latifi flet për çrregullimet psikiatrike organike

19/05/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Afrim Bekteshi – Diabeti dhe pre-diabeti, si të njihet me kohë sëmundja që po rritet në heshtje

13/05/2026 Mjeku i javës

Fruthi dhe epidemia e injorancës

06/05/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.